Modified

Xypex Modified mund të aplikohet si shtresë e dytë për të përforcuar Xypex Concentrate, ose aplikohet e vetme për hidroizolimin e pjesës së jashtme të mureve të themeleve. E aplikuar si shtresë e dytë, Xypex Modified përforcon strukturën kimike të Xypex Concentrate aty ku nevojiten dy shtresa dhe krijon një sipërfaqe më të fortë. Aty ku nevojitet hidroizolim, mund të përdoret një shtresë e vetme Modified si alternativë ndaj emulsioneve me spërkatje/katran.

Download

Të dhënat e produktit

Download

Të dhëna për sigurinë

Avantazhet

  • Bëhet pjesë integrale e substratit
  • I reziston presionit ekstrem hidrostatik
  • Mund të mbyllë plasaritjet e imëta statike deri në 0.5 mm
  • Tepër rezistent ndaj kimikateve agresive
  • Mund të aplikohet në anën pozitive ose negative të sipërfaqes së betonit
  • Nuk kërkon sipërfaqe të thatë
  • Jo toksik/pa VOC (përbërës organikë të luhatshëm)
  • Është zgjidhje e përhershme që nuk kërkon mirëmbajtje të mëtejshme
  • Më pak i kushtueshëm për t’u aplikuar sesa shumica e metodave të tjera
  • I zgjat jetën e shërbimit betonit
  • Nuk ka përgatitje (priming) ose nivelim të kushtueshëm të sipërfaqes para aplikimit
  • Nuk kërkon izolim, mbyllje dhe finiturë të bashkimit në cepa, brinjë ose midis membranave
  • Nuk kërkon mbrojtje gjatë mbushjes ose gjatë vendosjes së çelikut, rrjetës teli ose materialeve të tjera
  • Nuk mund të shpohet, copëtohet ose të shpërbëhet te vija e bashkimit
  • Lejon betonin të marrë frymë

Rekomandohet për

  • Rezervuarët
  • Impiantet e trajtimit të e ujit dhe ujrave të zeza
  • Strukturat dytësore të mbajtjes
  • Tunelet dhe sistemet e metrosë
  • Puseta katrore nëntokësore
  • Themelet
  • Struktura parkimi
  • Pishina

Paketimi

Xypex Modified është disponohet në kova 60 lb. (27.2 kg) dhe qese 50 lb. (22.7 kg). Xypex Modified disponohet në një shumëllojshmëri paketimesh.

Mbulimi

Për kushtet normale sipërfaqësore, shkalla e mbulimit për secilën shtresë është 6 – 7.2 këmbë katrore për lb. (1.25 – 1.5 lb për jard katror ose 0.65 – 0.8 kg/m2).

Magazinimi

Produktet Xypex duhet të ruhen të thata në një temperaturë minimale prej 45ºF (7ºC). Afati i ruajtjes është dy vjet kur ruhen në kushte të duhura.