FCM 80

FCM 80 është projektuar specifikisht për riparimin e plasaritjeve nga lëvizjet, izolimin e pjesëve të bashkimeve të konstruksioneve, riparimin e betonit të degraduar, dhe hidroizolimin e strukturave të betonit. Ai ka karakteristika të jashtëzakonshme në ngjitje dhe dilatim dhe shpesh përdoret së bashku me sistemin e hidroizolimit dhe të mbrojtjes së betonit të Xypex. FCM është produkt bikomponent që përbëhet nga një dispersion i specializuar polimer i lëngshëm dhe një pluhur çimentoje. Këta komponentë përzihen pak përpara aplikimit.

Download

Të dhënat e produktit

Download

Të dhëna për sigurinë

Avantazhet

  • Elastik
  • Veti superiore zgjatjeje
  • Cilësi të shkëlqyera ngjitëse
  • I papërshkueshëm nga uji dhe kloridet
  • I ajrosshëm, pa ndërprerje
  • I qëndrueshëm, ruan vetitë në ekstreme klimatike
  • Jo toksik, pa tretës, pa erë
  • Efektiv kur i nënshtrohet tkurrjes dhe zgjerimit termik

Rekomandohet për

  • Çarje lëvizëse
  • Fuga ndërtimi
  • Sipërfaqe betoni të përkeqësuar
  • Mure me blloqe betoni
  • Ballkone, tarraca dhe vazo lulesh
  • Struktura mbajtjje uji
  • Rezervuare të trajtimit të ujit dhe ujërave septike
  • Struktura detare
  • Tkurrje dhe zgjerime termike

Paketimi

Xypex FCM 80 ambalazhohet në karton si njësi (komplet), e cila përfshin përbërësin e lëngshëm (njësi amerikane 1.06 galon / shishe 4 litroshe) dhe përbërësin pluhur (22 lb/ 10 kg). Për projekte më të mëdha, disponohet paketim i personalizuar; kontakto prodhuesin për detaje.

Mbulimi

Kur përzihet, një njësi do të mbulojë rreth 28 këmbë katrorë (2.6 m2) me një trashësi aplikimi me dy shtresa prej 1/8 inç (3 mm).

Magazinimi

Produktet Xypex duhet të ruhen të thata në një temperaturë minimale prej 45ºF (7ºC). Afati i ruajtjes është një vit kur ruhet në kushte të duhura.