Concentrate

Xypex Concentrate është komponenti më aktiv kimik i sistemit të hidroizolimit kristalin të Xypex. I përzier me ujë, ky pluhur me ngjyrë gri të çelur aplikohet në sipërfaqen e betonit ekzistues me furçë, zakonisht në dy shtresa. Kristalet e tij depërtojnë në masën e betonit, duke e shndërruar atë në material hidroteknik. Produkti përdoret për riparimin e plasaritjeve, nyjeve ndërtimore me defekte dhe strukturave poroze.

Download

Të dhënat e produktit

Download

Të dhëna për sigurinë

Avantazhet

  • Bëhet pjesë integrale e substratit
  • I reziston presionit ekstrem hidrostatik
  • Mund të mbyllë plasaritjet e imëta statike deri në 0.5 mm
  • Tepër rezistent ndaj kimikateve agresive
  • Mund të aplikohet në anën pozitive ose negative të sipërfaqes së betonit
  • Nuk kërkon një sipërfaqe të thatë
  • Jo toksik/pa VOCs
  • Është zgjidhje e përhershme që nuk kërkon mirëmbajtje të mëtejshme
  • Më pak i kushtueshëm për t’u aplikuar sesa shumica e metodave të tjera
  • I zgjat jetën e shërbimit betonit
  • Nuk duhet përgatitje (priming) ose nivelim i kushtueshëm i sipërfaqes para aplikimit
  • Nuk kërkon izolim, mbyllje dhe finiturë të bashkimit në cepa, brinjë ose midis membranave
  • Nuk kërkon mbrojtje gjatë mbushjes ose gjatë vendosjes së çelikut, rrjetës së telit ose materialeve të tjera
  • Nuk mund të shpohet, copëtohet ose të shpërbëhet te vija e bashkimit
  • Lejon betonin të marrë frymë
  • Disponohet në ngjyrë të bardhë për ndriçim të përmirësuar

Rekomandohet për

  • Rezervuarët
  • Impiantet e trajtimit të e ujit dhe ujrave të zeza
  • Strukturat dytësore të mbajtjes
  • Tunelet dhe sistemet e metrosë
  • Puseta katrore nëntokësore
  • Themele
  • Struktura parkimi
  • Pishina
  • Komponentë të parafabrikuar

Paketimi

Koncentrati Xypex disponohet në kova 20 lb. (9.1 kg), kova 60 lb. (27.2 kg) dhe qese 50 lb. (22.7 kg).
 

Mbulimi

Për kushtet normale sipërfaqësore, shkalla e mbulimit për secilën veshje Xypex është 6 – 7.2 sq. ft. /lb. (1.25 – 1.5 lb./sq. yd. ose 0.65 – 0.8 kg/m2).

Magazinimi

Produktet Xypex duhet të ruhen të thata në një temperaturë minimale prej 45oF (7oC). Afati i ruajtjes është dy vjet kur ruhen në kushte të duhura.